Trendy

Ambasada e RMV-së në Abu Dhabi nderon Driton Halimin për sukseset në sportin ndërkombëtar

Para 1 muaj

Abu Dhabi – Sukseset e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare vazhdojnë të marrin vëmendjen e merituar institucionale.

Së fundmi, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi ka pritur në një takim zyrtar sportistin e njohur, Driton Halimi.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori vlerësoi lart arritjet e Halimit, duke e cilësuar atë si një ambasador të shkëlqyer të sportit dhe vlerave tona në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më gjerë. Si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të palodhshëm dhe përfaqësimin dinjitoz në garat ndërkombëtare, Halimi u nderua me një mirënjohje të veçantë nga ana e Ambasadës.

Nga ana tjetër, Driton Halimi falënderoi Ambasadorin për mikpritjen dhe vlerësimin, duke u zotuar se do të vazhdojë me përkushtim të lartë drejt sukseseve të radhës, duke ngritur lart emrin e vendlindjes në çdo sfidë sportive.
Ky vlerësim vjen si rezultat i punës dhe rezultateve të njëpasnjëshme që Halimi ka treguar në disiplinën e tij, duke u kthyer në një shembull motivimi për gjeneratat e reja

Trending