Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi, mori pjesë në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje.
Në këtë panel diskutim, Elezi theksoi rëndësinë e demokracisë brendapartiake dhe transparencës së partive politike. Ai shprehu kënaqësinë e tij për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm dhe për të përfaqësuar Alternativën në këtë diskutim.
“Kisha kënaqësinë që si përfaqësues i Alternativës, të jem pjesëmarrës në panel diskutimin për ‘Demokracinë brendapartiake’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje. Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’ u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës. Ky fakt na bën krenar dhe të përkushtuar, që të vazhdojmë të punojmë, të përmirësohemi në çdo segment në bashkëpunim të ngushtë me këta institucione që kujdesen për demokracinë në vend,” tha Elezi.
Ky panel diskutim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të demokracisë brendapartiake dhe transparencës në partitë politike në rajon.