Trendy

Angela Merkel rrëfehet për gjithçka: Me Trump kam gabuar

Para 9 muaj

10 vjet pas korrikut vendimtar të 2015-ës, Angela Merkel, një figurë qendrore në menaxhimin e krizës greke si kancelare e Gjermanisë, thotë tani se admiroi grekët që duruan duke tërhequr vetëm 60 euro në radhët e bankomateve. Në një intervistë të gjatë për drejtorin e “Kathimerini”, Alexis Papachelas ajo ka folur pa doreza me rastin e botimit në gjuhën greke të librit të saj, “Liria”.

Nga Alexis Papachelas

“Më bëri përshtypje që grekët me 60 euro mund ta duronin, gjermanët jo”. E pyetur se “çfarë do t’i thoshit grekut të thjeshtë sot nëse do ta gjente në rrugë?”, ajo u përgjigj: “Nuk do të kërkoja falje, paraqita motivet e mia. Do të thoja se arritëm shumë, nuk mund ta imagjinoj BE-në pa Greqinë.

Më bëri shumë përshtypje qëndrueshmëria e shoqërisë greke sepse atëherë, gjatë asaj periudhe të vështirë me referendumin, njerëzit mund të tërhiqnin vetëm 60 euro nga banka. Thashë që gjermanët nuk do të ishin në gjendje ta përballonin…”

Merkel tha se nuk do t’i kërkonte qytetarit grek të zakonshëm një “falje”. “Nuk mund ta imagjinoj Bashkimin Evropian pa Greqinë”, – vuri në dukje ajo në mënyrë karakteristike, duke theksuar përpjekjet e mëdha që bëri për të bindur Schäuble, i cili donte ta nxirrte Greqinë nga eurozona. “E telefonoja çdo orë dhe e informoja”, – tregoi ish-kancelare gjermane, e cila e përshkroi si momentin më të pakëndshëm të karrierës së saj politike momentin kur Alexis Tsipras e informoi në telefon për referendumin.

“Ishte telefonata më e habitshme dhe më e heshtura e karrierës sime”, – tha Merkel dhe shtoi: “atëherë e kuptuam se nëse vota “jo” mbizotëron, kjo do të thotë dalje nga euro. Ne nuk mund të vendosnim për një vend demokratik”.

Merkel foli për përshtypjet që pati herën e parë që Alexis Tsipras vizitoi Berlinin si kryeministër, si dhe për bisedat që pati me George Papandreun dhe Antonis Samarasin, presionin e ushtruar mbi të nga Obama, që e bëri të qante, marrëdhëniet e saj me Putinin, luftën në Ukrainë dhe Trumpin, i cili sipas saj e sheh gjithçka nga perspektiva e një “marrëveshjeje”.

Për Trumpin, gjithçka është një… marrëveshje

“Trump u votua nga populli amerikan, ne duhet të merremi me të. Dhe ne evropianët jemi një entitet, mos na nënvlerësoni. Çdo gjë për të është një marrëveshje. Bota nuk funksionon në atë mënyrë. Është shumë e vështirë të arrish rezultate të përbashkëta – me Trumpin. Nuk është lajm i mirë, jam e bindur për këtë. Ai gjithmonë mendonte diçka për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Bëra gabimin kur i thashë në takim: “Donald, duhet të shtrëngojmë duart”, por ai nuk e bëri. Ai gjithmonë përpiqej të shpërqendronte vëmendjen dhe t’i bënte të gjithë ta shikonin.”

Trending