Trendy

Anija e parë cisternë e naftës jo-iraniane kalon Ngushticën e Hormuzit

Para 2 orë

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Irani po “bën një punë shumë të dobët” në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa armëpushimi dyjavor varet nga hapja e këtij korridori kyç nga Teherani.

Që nga shpallja e armëpushimit, vetëm disa anije iraniane kanë kaluar përmes ngushticës, ndërsa një anije cisterne nafte (tanker) jo-iraniane kaloi aty mëngjesin e djeshëm. Anija MSG, një tanker me flamur të Gabonit, kaloi përmes “rrugës me taksë” të ngushticës në orët e para të mëngjesit, shkruan skynews.

Gjurmimet tregojnë se anija ka qenë e ankoruar pak më shumë se 25 km larg bregut të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 5 deri më 7 prill, ndoshta duke pritur momentin për të kaluar.

Imazhet satelitore tregojnë anije të tjera që presin në të njëjtin vend; njëra prej tyre duket se përputhet saktësisht me përmasat e MSG.

Trending