Trendy

Antari i degës së BDI-së Saraj, Jetmir Fazliu i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit

Para 3 orë

“Sot kam vendosur të largohem nga strukturat e BDI-së në cilësinë e anëtar të degës në Saraj dhe t’i bashkohem Lëvizjes Demokratike.

Ky vendim nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm dhe i bazuar në bindje të thella politike dhe morale.

Mungesa e reformave të vërteta dhe funksionale brenda strukturave partiake,
Strukturimi formal dhe jo real i organeve drejtuese, të cilat në praktikë kanë mbetur vetëm si dekor politik,

Mospërfillja e zërit të anëtarësisë dhe mungesa e demokracisë së brendshme.
Prandaj, kam vendosur që angazhimin tim politik ta vazhdoj në kuadër të Lëvizjes Demokratike, ku shoh një hapësirë më të gjerë për reformë, transparencë dhe përfaqësim real të qytetarëve.

Ky është një hap drejt një politike më të ndershme, më të hapur dhe më afër interesit publik.

Ky nuk është largim për interesa personale, por revoltë kundër stagnimit dhe keqpërdorimit të besimit të anëtarësisë.

Koha e dekorit politik ka përfunduar.
Koha e ndryshimit ka filluar” – ka shkruar Jetmir Fazliu.

Trending