Kreu i “Levicës” Dimitar Apasiev ka vazhduar me deklaratat provokative.
Në një intervist të fundit të tij, Apasiev ka deklaruar se Mickovski dhe Bilall Kasami e kanë ndarë Maqedoninë si në kohën e Luftës së dytë botërore.
Gazetari: Pse shkove në Tetovë dhe Gostivar gjatë këtyre zgjedhjeve lokale?
Apasiev: E pse mos të shkoja? Nuk është shteti deri në Grupçin ashtu si mendon Micko.
Micko dhe Kasami e kanë ndarë shtetin sipas principit të okupimit, zonave të okupimit të luftës së dytë botërore.
“Ballistët” prej Grupçini e andej dhe “supremacistët” (Vrhovistët) prej Grupçini e këndej.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:
https://www.facebook.com/share/r/1CTmiwYa5W/?mibextid=wwXIfr










