Trendy

Apel për ndihmë: 10-vjeçarja Meradije Memeti ka nevojë për trajtim jashtë vendit

Para 1 javë

Një apel për ndihmë është bërë publik për Meradije Memetin, një vajzë 10-vjeçare që po përballet me sëmundjen e rëndë Spinal Muscular Atrophy (SMA), përcjell tetova1

Familjarët e saj kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, në platformën Gofound.me pasi trajtimi që mund ta ndihmojë nuk është i disponueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe duhet të realizohet jashtë vendit. Sipas tyre, kostot e trajtimit, udhëtimit dhe rehabilitimit janë shumë të larta për mundësitë financiare të familjes.

Kjo sëmundje e rrallë shkakton dobësim gradual të muskujve dhe e bën gjithnjë e më të vështirë për Meradijen të lëvizë dhe të kryejë aktivitetet e përditshme si fëmijët e tjerë.

Familja u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi dhe të shpërndajnë apelin, në mënyrë që të arrijë te sa më shumë njerëz.

Në njoftimin e familjarëve thuhet:

“Të dashur miq dhe njerëz me zemër të madhe,

Po organizojmë këtë mbledhje fondesh për Meradije Memeti, 10 vjeçe, e cila vuan nga sëmundja e rëndë Spinal muskelatrofi.

Kjo sëmundje e rrallë dobëson gradualisht muskujt dhe e bën gjithnjë e më të vështirë për Meradijen të lëvizë dhe të jetojë si fëmijët e tjerë.

Trajtimi që mund ta ndihmojë nuk është i disponueshëm në Maqedoninë e Veriut, prandaj ajo duhet të trajtohet jashtë vendit. Fatkeqësisht, kostot e trajtimit, udhëtimit dhe rehabilitimit janë shumë të larta për familjen e saj.

Si mund të ndihmoni:

Dhuroni sa të keni mundësi dhe shpërndani këtë fushatë që ta shohin më shumë njerëz.

Çdo ndihmë, e vogël apo e madhe, i jep Meradijes një shans për jetë më të mirë.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj”, thuhet në njoftim.

Familjarët shpresojnë që përmes solidaritetit të qytetarëve të sigurohen mjetet e nevojshme që Meradije të marrë trajtimin dhe të ketë një shans për një jetë më të mirë./tetova1.mk

Linku për Donacione: https://www.gofundme.com/f/meradije-memeti

Trending