Pas Emisionit “Inside21” ku u trajtua tema e lënies në harresë të rastit “Besa Trans”, Gjykata e Apelit bëri lëvizjen e saj. Thirrja e familjarëve, të cilët humbën jetën 45 udhëtarë dhe 7 u lënduan rëndë arriti deri tek gjykata e shkallës së dytë, e cila e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë.
Ne morëm përgjigje nga Gjykata e Apelit, e cila konfirmon se rastin e kanë kthyer në rigjykim dhe do të filloj nga e para. Ankesa ka pasur edhe nga të akuzuarve parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg. Lënda do të fillojë nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve do të ulet sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. Lënda, nuk ka të bëjë direkt me shkaqet e aksidentit të autobusit të Besa Trans më 23 nëntor të vitit 2021 në Bullgari, me falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit të aksidentuar.
Gjykimi në shkallën e parë për këtë lëndë pati filluar më 15 nëntor të vitit 2022, ku prokuroria pati siguruar provat që kanë dëshmuar se autobusi i aksidentuar i kompanisë Besa Trans, në kufi e ka përdorur licencën e përgjithshme, e cila ka të bëjë vetëm me funksionimin e subjektit, në vend të licencës së posaçme.