Ministria saudite e Haxhit dhe Umres njoftoi të dielën se janë përfunduar të gjitha përgatitjet në terren dhe ato operacionale për transportimin e pelegrinëve drejt qytetit të tendave në Mina, ndërsa ritet e Haxhit nisin të hënën.
Pelegrinët kanë përfunduar përgatitjet për t’u nisur nga vendqëndrimet e tyre në Mekë drejt Minas, ku do të shënojnë Ditën e Tarvijes, e cila shënon fillimin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit.
Qindra mijëra pelegrinë vendas do t’u bashkohen më shumë se 1.5 milionë pelegrinëve të huaj, të cilët kanë mbërritur në Mbretëri nga e gjithë bota për Haxhin e këtij viti.










