Trendy

Arben Fetahi takohet me strukturat e ASH-së në Tetovë dhe Tearcë

Para 4 muaj

Arben Fetahu ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme mbrëmë me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë dhe Tearcë, ku është bashkëbiseduar për të ardhmen e partisë dhe qeverisjen brenda koalicionit VLEN.

“Sonte, pas një fitoreje të merituar, u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, njerëzit që e mbajnë gjallë energjinë dhe drejtimin e Aleancës brenda VLEN-it. Ky takim na dha energji për të vazhduar më të organizuar, më të përgatitur dhe me qasje edhe më të koordinuar për fazën që pason. Faleminderit për angazhimin, seriozitetin dhe kontributin e secilit prej jush. Vazhdojmë me të njëjtën përpikmëri dhe bindje”, ka shkruar mbrëmë në Facebook, Fetahu.

Më pas, ai është zhvendosur në komunën e Tearcës, ku ka falënderuar strukturat lokale për kontributin e tyre në zgjedhjet e fundit.

“Sonte në Tearcë u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët, në një takim të domosdoshëm pas fitores së zgjedhjeve lokale, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të koordinuar hapat që na presin brenda VLEN-it. Biseda ishte e hapur, konkrete dhe e orientuar drejt terrenit me njerëzit tanë që mbajnë barrën e punës politike çdo ditë. Falënderojmë secilin për kontributin, për durimin dhe vendosmërinë që kanë treguar. Uniteti i strukturës së Tearcës ka dëshmuar se kur jemi ekip, puna jep rezultat”, ka shkruar ai pas takimit.

Takimet e mbrëmjes janë vlerësuar si përgatitje për fazën e re të organizimit dhe koordinimit politik brenda VLEN-it.

Trending