Zyrtari i lartë i koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka shpërndarë një mesazh optimizmi dhe mobilizimi qytetar përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar për bashkimin e dy figurave të reja në radhët e kësaj force politike.
“Po vijnë me zemër, jo për emër. Po na mbushet shtëpia me njerëz të zotë,” shkruan Fetai, duke theksuar se dita-ditës vizionit të ndryshimit i bashkohen figura të dëshmuara në profesion dhe në angazhimin qytetar.
Në postimin e tij, Fetai prezanton dy anëtarët më të rinj të koalicionit:
Znj. Arlinda Hamzikj, gjuhëtare dhe koordinatore projektesh me përvojë disadekadëshe;
Dr. Ylber Sejfedini, magjistër i shëndetit publik.
“Ndryshimi nuk ndodh vetë, ai ndërtohet nga njerëz që besojnë, që japin, që veprojnë. Zemra pa dije nuk mjafton. Dija pa zemër nuk frymëzon. Kur bashkohen të dyja, për shqiptarët, ia VLEN,” përmbyll Fetai mesazhin e tij.
Ky zhvillim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të VLEN-it si një alternativë politike me fokus te përfaqësimi qytetar, profesionalizmi dhe fryma e re në politikë.





