Trendy

Arben Fetai: Udbashët që i shërbejnë BDI-së po ekspozohen një nga një!

Para 6 muaj

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit nga Policia e Kosovës, nën dyshime për veprimtari spiunazhi në shërbim të Serbisë.

Në një status në Facebook, Fetai e ka cilësuar Shehollin si “një udbash të njohur për lavdet ndaj Ali Ahmetit”, duke theksuar se rasti ngre pyetje serioze mbi arsyen pse persona të tillë i shërbejnë BDI-së dhe sulmojnë Vetëvendosjen e VLEN-in.

“Përgëzoj Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për operacionin profesional dhe të guximshëm. Shteti mbrohet vetëm përmes veprimeve të tilla të vendosura,” ka shkruar Fetai.

Status në facebook i zv.kryeministrit Arben Fetai:

Trending