Arbenita Ismajli ka thyer për herë të parë heshtjen për arsyet e vërteta të divorcit të saj me Feronit Shabanin, reperin e njohur si Fero dhe betejën e tyre ligjore për vajzën, Ninën. Që pas divorcit të tyre, Fero ka pretenduar se modelja nuk e lejon të takojë vajzën duke mos përmbushur marrëveshjen.
Arbenita, për të cilën u lëshua një urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar nga Gjykata e Gjilanit në gusht, ka zgjedhur të heshtë gjatë duke ia lënë gjithçka në dorë autoriteteve. Këtë herë, duket se për të është mbushur kupa.
Nisur nga postim i Feros në rrjetet sociale ku shkruan se: “Shumë fëmijë rriten me mendimin se babait nuk i intereson, ai u përpoq dhe u dëbua” dhe më pas “Jo sepse ai dështoi, por sepse dikush u sigurua që ana e tij e historisë mos të rrëfehej kurrë”, modelja ka duke hedhur dritë mbi jetën e tyre si çift, si prindër, çfarë ndodhi pas divorcit, beteja e kujdestarisë dhe si është situata sot.
Ai ka të drejtë, historia e tij nuk është rrëfyer kurrë sepse unë nuk dua që vajza ime dhe kushdo tjetër të mendojë se është përbindësh. Më lini t’ju tregoj pak prej saj”, shkruan modelja duke renditur plot 35 arsye.
Ajo rrëfen për abuzimin e tij me lëndët narkotike, tradhtinë dhe dhunën (kujtojmë që Fero u arrestua në vitin 2023 ndërsa mbi të rëndonin dyshimet se e kishte dhunuar Arbenitën). Modelja tregon se ai nuk ka siguruar kurrë asgjë për familjen e tyre, është abuzuar dhe shfrytëzuar edhe nga të afërmit e tij dhe deklaratat e rreme e bënë Arbenitën të humbiste kujdestarinë e vajzës, të cilën e rifitoi.
Më tej, tregon për refuzimin e vazhdueshëm të Feros për të takuar vajzën sipas marrëveshjes, ndërkohë që ky i fundit ka pretenduar gjithnjë se është ajo që nuk e lejon. Arbenita thekson shpeshherë se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për një marrëdhënie të shëndetshme mes tyre përtej problemeve, por deri më tani pa dobi. Në fund, ajo shprehet e çliruar.
1.Abuzim me kokainën (pagova për rehabilitimin e tij dhe ai iu rikthye).
2. Tradhti ndaj nënës së fëmijës së tij disa herë (nuk flas pa prova).
3. Të ardhura të paqëndrueshme dhe kurrë nuk ka paguar për fëmijën (gjykatësi e di që ai nuk paguan për asgjë).
4. Abuzon kujdestaren e fëmijës mendërisht, fizikisht (të gjitha provat janë në gjykatë).
5. E ka goditur atë teksa ishte shtatzënë me vajzën, ka goditur nënën dhe motrën e tij (nuk do të pres derisa t’i ndodhë e njëjta gjë vajzës sime).
6. Grindet me këdo në rrethin e tij dhe industrinë e muzikës, për të mos përmendur që ka qenë disa herë në burg për këtë arsye.
7. Kam zbuluar që shet drogë (çfarë shembulli i jep fëmijës?)
8. I paaftë të kujdeset për veten (ende fle ndonjëherë në shtrat me të ëmën)
9. Refuzoi divorcin edhe pse iu përgjërova tre muaj rresht.
10. Gjatë lidhjes sonë, unë paguaja për gjithçka, shtëpinë, makinat, veshjet, ushqimin (për familjen e tij, kujdesin shëndetësor, sidomos faturat mjekësore të vajzës sonë i kam paguar unë).
11. Vazhdon të përdorë vajzën tonë si taktikë hakmarrjeje për shkak të faktit që u divorcuam.
12. Familja e tij është gjithashtu abuzive, ata kanë vjedhur para, veshje, makina dhe gjithçka mundën prej meje (dhe e mbështesnin plotësisht, sidomos nëna e tij).
13. I kam lejuar gjithnjë vizitat, ai shfaqej në derën time kur dëshironte.
14. Ai informohej për të gjitha pushimet me fëmijën tonë dhe kur lëviznim në shtete të ndryshme.
15. Pasi atij nuk i pëlqente që ne nuk jetojmë në Kosovë (prej nga nuk jam dhe u divorcuam), ndryshoi vizitat për të më vështirësuar jetën dhe karrierën.
16. Bëri një deklaratë të rreme në gjykatë në shtator 2024 dhe mori kujdestarinë.
17. Kur gjykata vendosi se ishte e paligjshme dhe konfirmoi se në fakt duhet të jem unë kujdestarja, më rikthyen kujdestarinë.
18. Pas kësaj, ishte shumë e rrezikshme për mua që të rikthehesha në Kosovë dhe të vazhdoja vizitat te shërbimet sociale (për të cilën nuk rashë kurrë dakord ta bëja në atë mënyrë pasi ndikonte për keq në shëndetin mendor të fëmijës dhe vizitat e lira janë më mirë).
19. Ai ishte xheloz edhe pse ishim të ndarë prej muajsh, më ka puthur me forcë (për të cilën është akuzuar në gjykatë), më ka kërcënuar vazhdimisht mua dhe familjen time.
20. Krejt papritur ai u kthye në një fetar që njerëzit të besojnë se është një njeri i moralshëm dhe gënjeu publikisht se nuk më ka goditur kurrë (edhe pse gjykata i ka të gjitha provat) ose më abuzonte.
21. Më quajti zhvatëse parash kur unë siguroja gjithçka për familjen. Nuk më ka blerë kurrë asnjë çantë.
22. Shtëpia ku ai jeton është imja, ka veprime ligjore pasi babai i tij më detyrohet 50 mijë euro që s’m’i ka kthyer.
23. Te shërbimet sociale gjatë vizitave me të bijën, ai donte vetëm të më fliste mua, të riktheheshim duke u përpjekur të më frikësonte.
24. Gjatë intervistave që ka bërë, deklaratat e tij ishin plot me gënjeshtra dhe akuza të rreme.
25. Po përpiqem të mbroj vajzën time nga ky toksicitet, manipulim dhe gënjeshtra. Nëse ai do të sillej me respekt dhe do të donte të kishim një marrëdhënie të mirë bashkëprindërimi si një burrë i vërtetë, nuk do të kisha asnjë kundërshtim.
26. Pavarësisht kësaj, kam rënë dakord për vizitat që të takojë Ninën ndërsa qëllimet e tij nuk janë të pastra pasi kërkon të më dëmtojë dhe të hakmerret.
27. Deri më sot nuk i kam thënë asgjë të keqe vajzës sime për të atin.
28. Fatkeqësisht vajza jonë ka dëshmuar sjelljen e tij të dhunshme dhe abuzive kundrejt meje dhe të tjerëve rreth tij, ndaj është e frikësuar.
29. Ai ngulmoi ta takonte në qendrën e shërbimeve sociale ku vizitat mbikëyqyren nga stafi atje, duke e frikësuar, trembur dhe vënë në siklet, pasi nuk është një mjedis familjar dhe kjo ëm pas çoi në refuzimin e saj që të shkonte me të.
30. Ai firmosi kujdestarinë e plotë kundrejt meje në janar të këtij viti, marrëveshje ku unë kam të drejta të plota se ku Nina do të shkollohet, ku do të jetojë, kur ai do ta takojë etj.
31. Që nga ai moment, avokatët e mi janë përpjekur shumë herë të përcaktojnë vizita në një mjedis të sigurt që Nina të ndiejë sa më pak shqetësim, por ai ka refuzuar duke thënë se ai do që ta takojë atë te shërbimet sociale në Kosovë.
32. Ende sot, ai më përndjek mua dhe familjen time në WhatsApp.
33. Pavarësisht të gjitha sfidave, kam bërë përpjekje që të sigurohem që ai ta takojë, por vazhdon të refuzojë dhe të bëjë drama online duke e përdorur emrin e saj si karrem klikimesh.
34. Këshilla ime për të gjitha gratë që po kalojnë të njëjtat gjëra, e di që duket si betejë e pamundur për t’u fituar, por ju lutem thyejeni rrethin, nëse unë mund ta bëj, mundeni edhe ju.
35. Jam e lirë nga një i pavlerë dhe nuk do të kthehem kurrë pas.











