Trendy

Arifi: Taravari është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Para 2 muaj

Koordinatori nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Maqedonisë, Latif Arifi i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të djeshme në Gostivarë dhe Vrapçisht.

Arifi në rrjetin social facebook ka shkruar:

“Urime për fitoren e Valbon Limanit në Gostivar dhe Isen Shabanit në Vrapçisht. Fitore të njerëzve, jo të manovrave.
Kur shoh disa aktivistë të Taravarit që krekosen, sidomos ata që nuk janë prej Gostivari, duket sikur kanë fituar diçka.
E vërteta është se pikërisht këta janë humbësit e mëdhenj, sepse Taravari nuk i bëri hesapet si duhet.
Fitorja është e Valbon Limanit, i cili ka treguar maturi dhe respekt për strukturat e Aleancës, ndërsa Taravari është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, me matematikë të dobët, vendime të gabuara dhe përkujdesje të pakët për strukturat. Ai humbi komunat, dogji një sekretar partie dhe një nënkryetar, dhe humbi besimin e aktivistëve.
Pa humbur kohë, duhet reflektim!
Taravari duhet të japë dorëheqje, dhe misionin t’ia vazhdojë Valbon Limani, njeri i urtë, i dashur dhe i besueshëm për krejt strukturat e Aleancës. Ai është mundësia për bashkimin që gjithë Aleanca ka nevojë.
Kur anija kërkon drejtim të ri, nuk ndërrohet deti, ndërrohet kapiteni.
Arben, Aleanca ka nevojë për bashkim, jo për inate. Ec ose hap krahun!”,
përfundon shkrimi i Arifit.

Trending