Sport

Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!

Autori

Autori

Portali Tetova

October 16, 2024, 10:10

Armand Duka paraditen e sotme ishte i ftuar në “Euronews Now”, ku ka folur për paraqitjen e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kreu i FSHF-së ka prekur një sërë temash, ndërsa ka treguar edhe situatën me Brajan Grudën dhe një afrim të mundshëm të tij te kuqezinjtë.

Sa i takon organizimit të europianit të U-21 me Federatën Serbe, Duka ftoi të gjithë ta shikojnë nga ana sportive dhe benefitet që do të ketë vendi ynë për këtë turne. Ndër të tjera nënvizoi se kjo do të ndihmojë edhe Kosovën të marrë statusin e saj.

Kosova sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit është rritur shumë dhe ndeshje pas ndeshje po tregohet pretendente. Duka shprehet i bindur se “dardanët” do të arrijnë “Play-Off”, ku më pas do të sigurojnë edhe ngjitjen në grupin B në Nations League.

Ndërkohë pyetjes së kë futbollist nga Kosova do ta donte te Shqipëria, Duka nuk ngurroi dhe tha emrin e loitjarit që i pëlqen. Pa diksutim është Edon Zhegrova, i cili cilësohet nga tifozët shqiptarë si “Messi i Kosovës”.

“Në nivelin që është skuara shqiptare ëshë e pritshme në cdo lloj ndeshje. Niveli është i tillë që cdo sfidë pritet me emocion. Në Gjeorgji e prisja që të fitonim por edhe mund të kishim rezultat negativ.

Duke vazhduar me të njëjtën logjikë, duke besuar në gjendjen e mirë të skuadrës por edhe kundërshtarëve mbetet e hapur. Kjo nuk do të thotë se Ukraina është skuadra e fundit. Edhe ajo pretendon vendin e parë.

Kemi avantazh që luajmë në shtëpi, skuadra të mos jetë në presion por ta shfrytëzojë si avantazh. Niveli i skuadrave është i barabartë.

Këtu të gjithë rregullojmë dicka. Të gjithë kontribuojmë, të gjithë kemi pjesën tonë në futboll. Ndikimi i presidentit është i ulët me atë që ndikon stafi dhe futbollistët në fushë.

Mua më vjen mirë që Shqipëria e futbollit është në nivelin që mërzitemi shumë me humbjen në Çeki, dhe kjo është arritje e skuadrës sepse e ka vendosur stekën lart. Në Çeki mund të humbin dhe skuadra të mëdha. Ishte një ndeshje jo shumë e mirë që nuk u ngjit në nivelin e skuadrës sonë. Edhe si rezultat i pësimit të golit, nuk u ngjitëm në nivelin e pritshëm. Fakti që skuadra në tre ditë arriti të rikuperojmë dhe presioni karshi skuadrës ishte i madh. Ata djem arritën të rikuperojnë pozitivisht dhe kjo është për tu vlerësuar.

Pordhosja e flamurit shqiptar në Çeki, pse nuk reaguan lojtarët dhe stafi? Futbollisti nëse do të shohë jashtë fushës nuk përqëndrohet. Unë nuk e di nëse i kanë parë. Unë vetë nuk i pashë sesa ishin larg. Këto janë ngjarje sporadike dhe nuk kanë lidhje me lojën. Nuk është kjo sjellja e kultura e popullit çek kundër shqiptarëve. Kjo nuk duhet të ndodhë është e dënueshme. A ka qenë të shtyrë apo të paguar për çfarë arsye kjo u takon organeve kompetente të federatës çeke për ta vertetuar. Mund të kishte një reagim më të shpejtë nga stafi në fushë, por thashë fakti që jemi përqëndruar në ndeshje nuk e kemi parë. Ne nderhymë kur morëm informacionin.

Kjo ndodhi në Çeki dhe tërhoqi vëmendjen dhe nuk pritet. Mund të ketë forca të interesuara për axhenda politike për interes të tyre. Ata mund ta bëjnë kudo. Sjellja e tifozëve gjeorgjiane me ne ishte korrekte në stadium. Do ketë masa. Padyshim që ka masa. Jemi dënuar ne për hymnin gjeorgjian në Tiranë. Dhe për flamujt ne Çeki do të dënohen cekët.

Të gjitha vendet qoftë dhe San Marino ka të njëjtat të drejta si gjermania. Rreglluat janë njëlloj për të gjithë. Solidariteti, bashkëpunimi, intoleranca ndaj racizmit, të gjithë këto komisione që marrin vendime janë nga të gjitha shtetet.

Keni një listë me lojtarë të rinj që do të thirren në Kombëtare? Kush thirret e kush nuk thërritet, vendos stafi e Sylvinho. Për prurje të reja padyshim përfshihem dhe unë dhe stafi i Federatës, për ato që janë me pikëpyetje dhe nuk kanë marrë vendim se ku do luajnë. Në futboll do gjurmosh futbollistët.

Çfarë mendimim keni për Grudën, keni biseduar? Nëse flasim për emra konkretë Gruda është një futbollistë shumë i mirë. Është edhe Hasa në Itali që luan mirë. Por është vendimi i tyre se kanë dopio nacionalitet dhe duhet të marrin ata vendim se ku do të shkojnë. Padushim ne i ftojmë dhe negociojmë. Për momentin ata akoma skanë marrë vendim.

Ka shumë futbollistë të tjerë që janë talente dhe te moshat dhe shpresat. Sic u afruan në ndeshjen e fundit tre futbollistë të rinj, Pajaziti, Fetai dhe Tuci. Pra jo vetëm këta që i diskutojmë por edhe të tjerët. Janë 365 ditë në punë stafi i kombëtares dhe paraqitja e një dite është shumë ditë punë.

Kritikat ndaj Kombëtares? Kritikat janë të mira jo vetëm në futboll por edhe në fusha të tjera të jetës. Të mbajnë nën presion dhe nuk kemi pse mërzitemi kur ka kritika pas një performance jo të mirë dhe rezultatit negativ. Kështu që për sa kohë janë kritika janë për tu vlerësuar. Ato që mezi presin për të hedhur baltë mirë është që as Sylvinho as të tjerët të mos i marin parasysh.

Organizimi i Euro U-21 me Serbinë? Padyshim që i ndjek dhe i kam dëgjuar. Skam qëndrim për baltosjen. Ne kemi vendosur të aplikojmë një kampionat në shqipëri për herë të parë në Shqipëri. Të bashkëpunojmë me një federatë tjetër ishte mundësia. Duhet të kemi një kampionat në Shqipëri. Meqë kemi benefite sportive kjo akoma nuk është vendosur por gjasat janë fitues, por edhe mesazhet që jep bashkëpunimi me një federatë tjetër jep një shanc më shumë për ta pasur. Është mesazh pozitiv, mesazh paqeje, dhe mesazh bashkëpunimi. Ne duam paqe apo lufte? Pavarësisht se nuk duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur. I shërben shumë edhe Kosovës dhe statusit që pret Kosova.

E keni parë deklaratën e Lorik Canës? Sigurisht që e kam parë. Edhe për Lorikun keni marrë nga konteksti vetëm disa paragrafe. Unë i ftoj që ta shohin pozitivisht. Mesazhi është pozitiv. Kosovës deri në 2027 do ti shërbejë për statusin e saj.

Parullat dhe koret raciste ndaj shqiptarëve? Nga FSHF nuk ka dhe nuk do ketë kurrë mesazhe negative për popull tjetër. Por edhe në stadiumin tonë motrat e serbëve i kemi në cdo ndeshje dhe kjo është negative. Ne të shkojmë të shohim ndeshje futbolli dhe serbët po ashtu të shohin një ndeshje futbolli.

A do të rikthehen Broja, Manaj, Uzuni dhe Gjimshiti? Broja, Manaj e Uzuni apo Gjimshiti na ndihmojnë shumë. Le të kemi 100 përqind futboloistët në formë dhe të gatshëm për sfidat e nëntorit.

Keni ndjekur Kosovën? Kosova ka një skuadër shumë të mirë, me përbërje shumë të mirë, me kualitet të nivelit evropian. Ka pasur një hap fals kundër Rumanisë, në gjithë ndeshjet e tjera kanë qenë bindës. Mendoj se si e dyta e grupit edhe në “Play-Off “ do të jetë pretendent për t’u ngjtiuyr në grupin B. Trajneri është me eksperiencë dhe rezultate pozitive.

Kë futbollist do të merrte te Kosova? Rregullorja nuk lejon të marrësh nga ekipi A pasi janë aktivizuar, por me dëshirë do ta kishim marrë Edon Zhegrovën”, ka mbyllur deklaratën e tij kreun i FSHF-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!

Më shumë nga kategoria

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_3134
Qeveria do t’i japë naftë nga rezervat shtetërore Qytetit të Shkupit, pritet rikthimi në qarkullim i autobusëve
IMG_3124
ESHS: Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 41.585 denarë
IMG_3114
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
IMG_3088
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja
IMG_3075
“Më bërtiti gruaja, nuk ia ndërrova gomat e veturës”, thotë zv/kryeministri Fetai para ambasadores Ageler
IMG_3061
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshon urdhërarrest për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu