Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, një prej heronjve të luftës së Kosovës në vitin 1999, e cila u diplomua si avokate në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School” e cila tanimë është një avokate super e njohur në Kanada e më gjërë ku punon dhe vepron.
Arnisa është gjithashtu e specializuar si avokate në raste të migrimit dhe
refugjatëve. Ajo ka edhe webfaqen e saj www.morinalaw.com ku mund të drejtoheni për problemet dhe çështjet e drejtësisë.
Mund ta kontaktoni edhe në email: [email protected]
Ndryshe Arnisa ishte vetëm 3-vjeçare kur paramilitarët serbë i vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit të Malishevës dhe ky moment shërbeu për t’i bërë premtimin se një ditë do të bëhej avokate e të drejtave të kosovarëve ndaj çdo padrejtësie të kryer ndaj tyre.
Morina thotë se realizoi premtimin e bërë, kur i ati dha jetën për Kosovën.
“BABË, u kry, ashtu siç të premtova. Të don shumë vajza, Bija jote e vogël, avokatja. Nëse do të ishit këtu me mua sot, babi, unë do të kisha parë sytë tuaj të ndriçonin me krenari, sepse vajza jote e vogël u diplomua sot nga shkolla e drejtësisë dhe është bërë Avokate. Unë nuk u dorëzova asnjëherë babi, sepse në venat e mia rrjedh gjaku e heronjve të mi”, – kishte shkruar Arnisa.
Historia e Morinës është bërë e njohur gjithashtu edhe nga prestigjiozja “Dream Refugee” .
Për komunitetin shqiptar Arnisa është një emër i njohur, sepse jep kontributin e saj për Albanian Excellence Society (ACE). Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko e ka vlerësuar si një nga profesionistet e reja shqiptare në Kanada. /tetova1/