Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 18.08.2025, rreth orës 21:30, policia e Njësisë në Tearcë arrestoi A.B. (23) nga ky fshat, pasi sulmoi fizikisht M.A. (46), gjithashtu nga Tearca.
Sipas njoftimit, gjatë përleshjes u përdor edhe një mjet i mprehtë, me të cilin 23-vjeçari i shkaktoi lëndime 46-vjeçarit.
Viktima mori ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.





