Më 12 janar 2026, rreth orës 17:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë ndërhyrë pas një incidenti që kishte shqetësuar qytetarët dhe kanë privuar nga liria personin H.M. (37) nga fshati Vranjofc i Gostivarit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i dyshuari ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, duke krijuar pasiguri dhe shqetësim te qytetarët e pranishëm. Gjatë ndërmarrjes së masave ligjore, policia ka konstatuar se H.M. ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa matjet kanë treguar 1,97 promilë alkool në gjak.
Pas arrestimit, personi është shoqëruar në stacion policor, ku rasti është duke u dokumentuar. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës në përputhje me ligjin.










