Trendy

Arrestim në Zhelinë: dyshohet se kërcënoi me armë zjarri një banor të Debërcës

Para 2 muaj

Më 29.01.2026 rreth orës 15:00, në fshatin Zhelinë, zyrtarët policorë nga DP Grupçin kanë privuar nga liria M.M. (29) nga po i njëjti fshat, për shkak të dyshimit për veprën penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose zënkës”.

Paraprakisht, A.R. (49) nga fshati Debërcë kishte denoncuar se më 28.01.2026 rreth orës 23:10, para shtëpisë së tij ka ardhur M.M. me veturë “BMW” dhe e ka kërcënuar me pistoletë.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Trending