Trendy

Arrestim për posedim të substancave të dyshimta narkotike në Tetovë

Para 8 muaj

Më datë 31.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy persona të rinj, S.L. (21) nga fshati Merovë dhe A.L. (22) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, është gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë në formë pluhuri, e dyshuar si lëndë narkotike.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal përkatës. Prokuroria do të vendosë për vazhdimin e procedurave.

Trending