Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja sot ka vizituar gjykatën e Tetovës, pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia. TV21 mëson se Ramadani është nisurdrejt Gjykatës Penale në Shkup.