Dy persona janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për vjedhje të një kasaforte me para nga ambientet e një kompanie për transferta të shpejta parash.
Sipas informacioneve të policisë, më 22 maj 2026 rreth orës 04:30, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria P.P. (29) dhe R.Gj. (20), të dy nga Shkupi.
Ata dyshohen se më herët, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme, kanë marrë një kasafortë me para nga hapësirat e një personi juridik për transferta të shpejta parash në rrugën “Kozara”, në komunën Qendër të Shkupit.
Policia njofton se sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarve do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Trending





