Më 15.07.2026 në ora 15:20 në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat J.S. (38) dhe J.SH. (43), të dy nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Golf” me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin personat, është gjetur një qese me lëndë pluhuri me ngjyrë të bardhë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.
Trending








