Dy shoferë nga Velesi dhe Tetova janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjete me shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara.
Më 17 gusht 2025, rreth orës 15:15, në autostradën Shkup–Tetovë, pranë stacionit të pagesës në fshatin Zhelinë, policia ka arrestuar B.A. (28) nga fshati Gorno Orizari, Veles, i cili po drejtonte një “Volkswagen” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 178 km/h, edhe pse në atë pjesë të rrugës shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.
Rreth orës 15:45, në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, është ndaluar edhe B.M. (20) nga fshati Kamjan, Tetovë. Ai po ngiste një “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 102 km/h, në vend ku kufiri i lejuar është vetëm 50 km/h.





