Më 08.04.2026, rreth orës 23:30, në autostradën A1, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Smakovicë”, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajlovë, kanë privuar nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), të dy nga Kosova.
Gjatë kontrollit në veturën “Škoda Rapid” me targa të Kosovës, të cilën e drejtonte S.B., ndërsa H.S. ishte bashkudhëtar, janë gjetur dy migrantë nga Pakistani.
Personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa migrantët dhe vetura janë dërguar në Qendrën pritëse-tranzitore Vinojug në Gjevgjeli.
Trending










