MPB ka njoftuar se më 19.03.2025, rreth orës 21:25, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në parkun e qytetit të Shkupit ka pasur përdorim fishekzjarresh dhe nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.
Menjëherë është vepruar nga policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomik në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, ku nga M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, ishte ndezur fishekzjarri.
Ata janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet padi përkatëse.