Trendy

Arrestohen dy të rinj në Tetovë, kapen me lëndë narkotike në veturë

Para 6 orë

MPB njofton se me datë 02.05.2026 në orën 21:20, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat M.I. (23) dhe A.V. (18), që të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit te M.I. dhe në automjetin e tij “BMW” me targa të Tetovës, janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me lëndë të barishtore të gjelbër dhe një telefon celular. Te A.V. është gjetur një kartëmonedhë prej 500 denarësh në të cilën kishte mbetje të lëndës barishtore të gjelbër. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Trending