SPB Negotinë ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar kundër K.N. (29) nga Velesi dhe G.M. (54), me qëndrim në Shkup, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e 11 veprave penale – dhjetë “mashtrim në tentativë” dhe një “mashtrim”, sipas nenit 247 të Kodit Penal, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, gjatë periudhës së fundit një person nga jashtë vendit ka kontaktuar telefonikisht persona të moshuar, duke u paraqitur rrejshëm dhe duke i mashtruar se anëtarë të afërt të familjeve të tyre kishin pësuar lëndime në aksidente dhe se kishin nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Në këtë mënyrë, ai ka tentuar t’u marrë shuma të mëdha parash, ndërsa të dyshuarit K.N. dhe G.M. kishin për detyrë t’i merrnin paratë nga viktimat. Më pas, G.M. i dorëzonte ato tek një person në Sofje, Bullgari.
Në këtë mënyrë, ata kanë arritur të mashtrojnë një grua 81-vjeçare nga Negotina, duke i marrë 314.600 denarë.
Më 19.02.2026, pas ndërmarrjes së masave hetimore, zyrtarët policorë nga SPB Negotinë e kanë privuar nga liria K.N., i cili gjatë bisedës zyrtare i ka pranuar plotësisht ngjarjet. Dy ditë më vonë, më 21.02.2026, në pikën kufitare Deve Bair është arrestuar edhe G.M., tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar 4.400 euro, ndërsa tek bashkëshortja e tij, e cila ndodhej me të në automjet, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 4.350 euro./tetova1.mk










