Trendy

Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit

Para 11 muaj

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Gostivarit pati edhe një “pjesë të tretë”. Pas përfundimit të ndeshjes së javës së 28-të të PMFL-së, pranë liqenit ndodhi një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Klubi i futbollit Gostivari sonte njoftoi se tre futbollistë dhe një anëtar i stafit teknik janë ndaluar nga policia e Strugës.

Tre nga futbollistët tanë dhe një anëtar i stafit janë ndaluar në stacionin e policisë në Strugë tashmë për 5 orë. Nuk u lejohet të takohen as me bashkëshortet e tyre, as me bashkëlojtarët. Menaxhmenti i ekipit dhe drejtori ynë sportiv po presin për orë të tëra në të ftohtë përpara stacionit të policisë, duke kërkuar të marrin ndonjë informacion për lojtarët.

Trending