Arrestohet nga SPB-Tetovë 16 vjeçari nga Xhepçishti i cili mbrëmë paralajmëroj atentat dhe ngjalli frikë, ku si pasojë sot u anulua procesi arsimor në shkollat e mesme!
Është arrestuar një 16 vjeçar nga fsh. Xhepçisht, nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë, i cili mbrëmë ka lansuar në profilin e tij në instagram një fotografi, ku shihej një pushkë automatike me mbishkrimin se do të ketë atentat nesër.
Fotografi kjo e cila ka ngjallur shumë frikë te të gjithë nxënësit, poashtu dhe prindërit ku edhe sot u bojkotua mësimi në disa shkolla të mesme në Tetovë.Fotografia e cila ishte plasuar nga ky 16 vjeçar ka qenë e marrë nga interneti, por mbishkrimi kërcënues ka krijuar panik dhe frikë te nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës, Policia e bastisur shtëpinë e B.M. nga fshati Xhepçisht, në të cilën jane gjendur materiale shtesë të rrezikshme që i përkasin veprës penale, ku 16 vjeçari e ka pranuar si akt të kryer nga vetë ai dhe me këtë rast edhe është arrestuar.










