Një 22-vjeçar nga fshati Lisec i Tetovës është arrestuar pasi kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg.
“Më 30.03.2026, në orën 11:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Lisec i Tetovës. Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti, për vepër penale sipas nenit 216 të Kodit Penal”, njofton policia.
I njëjti është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.










