Një tjetër rast penal është regjistruar në rajonin e Gostivarit. Më 14 janar 2026, rreth orës 13:30, në fshatin Simnicë, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin J.J. (24) nga i njëjti fshat.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, i dyshuari ka drejtuar kërcënime serioze ndaj A.SH. (28) nga Tetova. Kërcënimet dyshohet se kanë rrezikuar sigurinë personale të viktimës.
Pas arrestimit, J.J. është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore do t’i përgatitet parashtresë përkatëse. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të rastit.










