Dje, rreth orës 17:10 në rrugën “Ilindenska”, policia ka arrestuar personin A.J. (24 vjeç). Sipas denoncimit, ai ishte sjellë në mënyrë agresive në një dyqan të teknikës së bardhë dhe pas një mosmarrëveshjeje, kishte filluar të dëmtonte produktet e dyqanit me një mjet të fortë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.










