Policia e Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar me inicialet R.I. nga fshati Trebosh, pasi dyshohet se ka kryer një sulm fizik ndaj një 25-vjeçareje me inicialet A.G. në Tetovë.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 15 prillit 2026, në rrugën “29 Nëntori”, ndërsa policia ka reaguar menjëherë pas denoncimit duke e privuar nga liria të dyshuarin.
Pas testimit me alkool, është konstatuar se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 0.89 promilë alkool në gjak.
Trending










