Opens in a new tab
Trendy

Arrestohet 29 vjeçari nga Zhelina, kapet duke transportuar dru pa dokumentacion

Para 12 orë

Më 12.10.2026, në ora 19:30, në fshatin Zelinë të Tetovës, zyrtarët policorë të Njësisë Policore Grupçin kanë privuar nga liria I.B. (29) nga fshati Strimnicë.

Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit „Volkswagen Golf“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 29-vjeçari. Gjatë kontrollit u konstatua se ai drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjetën dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës, si dhe një sharrë motorike.

Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe janë mbajtur nga autoritetet. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Trending