Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku një grua ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, rasti është paraqitur në orën 21:26, ndërsa i dyshuari është privuar menjëherë nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.
Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse ndaj tij.
Njoftimi i plotë:
“Dje në orën 21:26, në SPB Tetovë një grua 31-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se në shtëpinë e tyre familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar. Menjëherë pas kësaj, 31-vjeçari është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor, dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, përfundojnë nga SPB Tetovë.





