Më 29.12.2024, punonjës policie nga Departamenti për Operacione të Veçanta Policore arrestuan B. Lj. (33) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti qendror, bazuar në urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për zbatimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 215, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Personi u dërgua në Institucionin Penal-Korrektues Burgu i Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit.