Trendy

Arrestohet 33-vjeçari nga Sedllarca e Epërme – dërgohet në Burgun e Tetovës për “vjedhje të rëndë”

Para 2 ditë

Më datë 01 shkurt 2026, rreth orës 14:05, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Kamjanit kanë arrestuar personin E.N. (33) nga fshati Sedllarcë e Epërme, Komuna e Tetovës.

Sipas informatave zyrtare, ndaj E.N. ishte lëshuar urdhër arresti nga Gjykata Themelore e Tetovës, për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e sanksionuar sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Pas lokalizimit dhe arrestimit, i dyshuari është shoqëruar nga policia dhe është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga organet e drejtësisë.

Nga policia bëjnë të ditur se arrestimi është realizuar pa incidente dhe se ndaj personit tashmë janë zbatuar procedurat përkatëse ligjore.

Trending