Trendy

Arrestohet 34-vjeçari që kërcënoi të merrte fëmijën për shkak të borxhit!

Para 8 muaj

Më 09 gusht 2025, në ora 16:10, policia nga Departamenti i Policisë Galatë ka arrestuar personin S.J. (34) nga fshati Dobërdoll, Gostivar.

Ai u raportua nga I.M. (56) nga fshati Tearcë, Tetovë, se pas një grindje verbale për një mosmarrëveshje të mëparshme lidhur me blerjen dhe shitjen e një automjeti, kishte kërcënuar me një send të mprehtë dhe kishte thënë se do t’ia merrte djalin nëse nuk paguhej borxhi.

S.J. u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi ligjore.

Trending