Trendy

Arrestohet 35-vjeçari nga Tetova që kishte ikur nga Burgu i Idrizovës

Para 11 muaj

MPB njofton se me datë 01.04.2025, në ora 16:30, në rrugën “168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga INKP Idrizovë.

F.S. ishte dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për krime të kryera nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishte mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin.

Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.

Trending