Trendy

Arrestohet 53 vjeçari nga Bërvenica për vrasjen e të moshuarit në Ohër

Para 2 orë

Sot (27.03.2026) në ora 17:20, në fshatin Brvenicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me iniciale Zh.G. (53) nga i njëjti fshat, i dyshuar për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Paraprakisht, sot në ora 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në banesën e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, pa shenja jete ishte gjetur K.M. (76) nga Ohri. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj Zh.G. do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Trending