Policia e Tetovës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndjekur dhe shqetësuar një të mitur, përcjell tetova1
Sipas SPB Tetovë, arrestimi është kryer më 26 maj 2026, rreth orës 20:35, në një fshat të Tetovës, pas një denoncimi nga familjarët.
I dyshuari M.M. nga i njëjti fshat është ndaluar në polici, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 144-a të Kodit Penal./tetova1.mk










