MPB njofton se me 4 mars 2025, rreth orës 10:20, në një lokal në Tetovë, policia nga Byroja për Siguri Publike e MPB-së ka arrestuar XH.D. (56) nga fshati Gajre, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde”, sipas nenit 260 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në atë objekt, oficerët e policisë kontrolluan disa persona, mes të cilëve Xh.D. Janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, një listë debitoresh dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me një krim.
Më pas, me urdhër të gjykatës, në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kontrolluar në dy banesa të tij në Tetovë, si dhe në shtëpinë e familjes në fshatin Gajre.
Gjithashtu, në një banesë në Tetovë dhe në shtëpinë në fshatin Gajre, janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, fletore me lista të debitorëve dhe numra telefoni, tre laptopë, telefona celularë dhe sende të tjera që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.