Më 15 janar 2026, në ora 12:10, në rrugën “Jadranska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.I. (57) nga Tetova, pas një denoncimi paraprak se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur, shqetësuar dhe incizuar me telefon celular një vajzë 18-vjeçare nga Tetova.
Sipas informatave zyrtare, veprimet e të dyshuarit kanë shkaktuar ndjenjë pasigurie dhe shqetësimi tek viktima. I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.










