Trendy

Arrestohet 65-vjeçar nga Tetova për dhunë ndaj bashkëshortes

Para 1 muaj

Tetovë, 25 tetor 2025 — Policia ka arrestuar një 65-vjeçar nga një fshat i Tetovës, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 16:30, kur nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje.

Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari N.J. (65) e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 63-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtrimi përkatës penal.

Trending