Trendy

Arrestohet 66 vjeçari në Bogovinë, kërkohej për vjedhje të rëndë

Para 2 orë

Sektori për punë të brendshme Tetovë njofton:

“Dje, në orën 15:35, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria një 66-vjeçar nga fshati Bogovinë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ sipas nenit 236 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me telegram nga DPB Kërçovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./tetova1.mk

Trending