Trendy
Screenshot

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Para 5 muaj

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur me menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Shkupit.

Sipas burimeve, pritet që gjatë pasdites ndaj tyre të ngrihet edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike.

Sabahadin Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, u emërua më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit ndërmjet kryetares së komunës Danella Arsovska dhe BDI-së.

Rustemi njihet si kuadër i afërt me Blerim Bexhetin dhe më herët ka ushtruar funksionin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Saraj” nga viti 2017 deri në vitin 2021, ndërsa nga viti 2023 deri në 2024 ka qenë zëvendësdrejtor në Ndërmarrjen Publike “Parkime dhe Gjelbërim” – Shkup.

Publiku e njeh Rustemin si një nga personat që kanë përhapur urrejtje ndëretnike. Gjatë drejtimit të tij në “Higjienën Komunale”, situata në qytet arriti kulmin e kaosit – me mbeturina të lëna qëllimisht nëpër Shkup, veçanërisht para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, duke rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve.

Mediat raportojnë se Rustemi shpesh vinte në punë, merrte pagën dhe sillte sikur problemi me mbeturinat nuk ekzistonte.

Përveç grumbullimit të qëllimshëm të mbeturinave në Shkup, ndërmarrjen “Higjiena Komunale” e shoqërojnë edhe skandale financiare – me miliona euro të zhdukura, ndërmarrje jo-funksionale, qyteti i mbytur në plehra dhe automjete që thuhet se janë të prishura.

Trending