Mbrëmjen e së martës (23 korrik 2025), rreth orës 20:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjës policorë të SPB Tetovë kanë ndërmarrë një kontroll ndaj një personi të dyshuar, me ç’rast i kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të lëndës narkotike – marihuanë. Personi në fjalë është identifikuar si V.A. nga fshati Sërmnovë i Gostivarit.
Pas ndalimit, ai është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. Rasti është dokumentuar dhe ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.










