Trendy

Arrestohet nipi i “El Chapo”-s në operacion të forcave të sigurisë

Para 4 javë

Forcat e sigurisë në Meksikë kanë arrestuar Isai Martinez, nipin e bosit famëkeq të drogës, Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Sigurisë, Omar García Harfuch, i cili bëri të ditur se arrestimi është kryer në shtetin Sonora, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes forcave të mbrojtjes dhe prokurorisë meksikane.

Sipas mediave ndërkombëtare, mbi Martinez rëndon një urdhër ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa detajet për akuzat konkrete ende nuk janë bërë publike. Ai ishte arrestuar edhe më herët, në vitin 2008, kur ishte 25 vjeç.

Arrestimi i tij vjen në një periudhë kur autoritetet meksikane kanë intensifikuar aksionet kundër karteleve të drogës, ku muajt e fundit janë arrestuar ose vrarë disa figura të njohura të krimit të organizuar.

Këto zhvillime ndodhin në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ndaj vendeve të Amerikës Latine për forcimin e luftës kundër trafikut të drogës.

Trending