Maqedoni

Arrestohet një banor i Shkupit, ishte i përfshirë në një përleshje me armë në Çair

March 10, 2025, 02:03

Më 08.03.2025, rreth orës 07:20, zyrtarët policorë nga Njësia e Lëvizshme për Sigurinë në Trafik arrestuan B.Z. (25) nga fshati Mojancë, komuna e Haraçinës, i cili ishte i kërkuar me fletarrest për të vuajtur masën e paraburgimit për një vepër penale sipas nenit 123, në lidhje me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Më herët, në rrugën lokale Haraçinë-lagjja Çento, ai, duke drejtuar një automjet të tipit “Toyota Yaris” me targa të Shkupit, nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe vazhdoi lëvizjen në autostradë drejt Tetovës. Më pas, në nyjën e rrugës në Stajkovcë, ai u përplas me një kamion të tipit “Nissan” me targa të Kumanovës dhe u arrestua menjëherë, duke u dërguar në stacionin policor. Më pas, ai u transferua në Institucionin Penal-Korrektues Burgu i Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit.

Ndryshe, më 05.10.2024 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, B.B. nga Shkupi hapi zjarr ndaj A.B., duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri, ndërsa B.Z. e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Më 01.11.2024, ndaj të dyve u ngrit një kallëzim penal, ndërsa për B.Z., i cili ishte në arrati, u caktua masa e paraburgimit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin
IMG_8496
Basri Bajrami, shqiptari që jetën reale e shëndrroi në "film"
IMG_8474
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi interpelancën ndaj Vesna Damevas, anëtare e Këshillit Gjyqësor
Shto një titull kryesor (1)
Dramë e vërtetë gjatë bastisjes policore – deputeti Jahoski u përpoq të sabotonte aksionin?!
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’